Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR’it në Kosovë, MG Lorenzo D’Addario. Hoxhaj ka thënë se FSK-ja do të mësoj shumë nga përvoja e deritanimshme e KFOR-it në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka njoftuar se me D’Addarion kanë biseduar për rolin e madh që ka pasur NATO në Kosovë në këto 20 vite.
Derisa ka thënë se prania e KFOR-it në Kosovë është garancia më e mirë e forcimit të shtetit të Kosovës jo vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe atë politik dhe ekonomik.
“I urova mirësardhje komandatit të ri të KFOR-it në Kosovë, MG Lorenzo D’Addario me të cilin folëm për rolin e madh që ka pasur NATO në Kosovë në këto 20 vite. Prania e KFOR-it në Kosovë është garancia më e mirë e forcimit të shtetit të Kosovës jo vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe atë politik dhe ekonomik. Theksova mbështetjen e qeverisë dhe nevojën për të koordinuar veprimet në çdo aspekt. FSK-ja do të mësoj shumë nga përvoja e deritanimshme e KFOR-it në Kosovë”, ka shkruar Hoxhaj
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...
Agim Ademi e uron Vedat Muriqin pasi hyri në histori të Mall...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë
“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%