Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot ministrin e Jashtëm dhe të çështjeve evropiane, të Luksemburgut Jean Asselborn.
Hoxhaj e ka njoftuar ministrin Asselborn për progresin e arritur në Kosovë si dhe me përpjekjet e institucioneve për jetësimin e reformave evropiane me qëllim të lehtësimit të rrugëtimit të Kosovës për integrim në BE.
Duke e kujtuar si mik të madh të pavarësisë së Kosovës, ministri Hoxhaj e ka falënderuar ministrin Asselborn për ndihmën e vazhdueshme që shteti i Luksemburgut ia ka dhënë Kosovës në kuadër të BE-së, NATO-së, OKB-së si dhe organizatave tjera ndërkombëtare.
Në konferencën e përbashkët për medie ministri Hoxhaj dhe Asselborn, kanë rikonfirmuar gatishmërinë e të dyjave vendeve për thellim të bashkëpunimit bilateral e në veçanti në fushën e bashkëpunimit ekonomik.
“E njoftova ministrin Asselborn me progresin e arritur në muajt e fundit në Kosovë dhe biseduam për mundësitë e bashkëpunimit në sektorët e zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe gjithashtu folëm edhe për mbështetjen evropiane të Kosovës dhe mbështetjen e Luksemburgut në këtë drejtim. Diskutuam gjithashtu për anëtarësimet e ardhshme të Kosovës në organizata ndërkombëtare për të cilat kemi nevojë për përkrahjen e Luksemburgut dhe qëllimi jonë që të mos jemi në të gjitha organizatat ndërkombëtare por të jemi pjesë e atyre organizatave që ndihmojnë zhvillimin e brendshëm ekonomik të Kosovës”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.
Nga ana tjetër ministri Asselborn ka theksuar se Luksemburgu është i gatshëm të vazhdoj përkrahjen për Kosovën, për të cilën ka thënë se po shkon në drejtim të duhur.
“Ne katër ditë pas shpalljes së pavarësisë e njohëm pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe që atëherë shoh se gjërat po ndryshojnë në drejtim të mirë. Dhe ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe e dimë se ky rajon është shumë i ndjeshëm dhe ne jemi të gatshëm të vijmë të ju ndihmojnë dhe të ecim në drejtim të së ardhmes dhe jo të kaluarës”, është shprehur ministri Asselborn.
Ai ka shtuar se shteti i tij do të vazhdoj të përkrah Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, zbatimin e MSA-së dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...