Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur vendimin e Papa Françeskut për dërgimin e kardinalit të vetëm shqiptar në Vatikan që ta udhëheqë shugurimin e katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Ministri Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e Papës dhe vendimin e tij për ta dërguar delegatin e tij për ta udhëhequr këtë ngjarje, e që do të jetë kardinali shqiptar, Ernest Troshani. Ai ka thënë se ky vendim, përafron marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Vatikanit.
Më 05 shtator do të bëhet shugurimi i katedrales “Nëna Terezë”, ngjarje kjo shumë e rëndësishme për komunitetin katolik në Kosovë.
Aktivitetet do të nisin më 26 gusht, që është edhe ditëlindja e Nënë Terezës, e njohur tashmë si Shën Tereza e Kalkutës, pas shenjtërimit më 4 shtator të vitit të kaluar.
Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit, Shqipëris...
Mitrovica ndan 50 euro për fëmijët me autizëm në Ditën Ndërk...
Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu ...
“Iu bëftë mirë”, Kryetari i New Yorkut, Zohran M...
Përveç vetës, kë e çoi Brikena në nominim për finalistin e p...
Kapet me shtatë emigrantë në kamion, shoqërohet në polici nj...