Kryetari i PDK-së, kandidati për Kryeministër Enver Hoxhaj, ka falenderuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për letren që ia ka dërguar Vuciqit, duke i kërkuar që ta njeh pavarësinë e Kosovës.
Përmes Twitterit, Hoxhaj ka thënë se ky është një zhvillim tepër i rëndësishëm pasi Ballkani Perëndimor mund të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit Evropian vetëm kur të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet.
“Faleminderit Joe Biden që edhe një herë keni përsëritur se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje përfundimtare të përqendruar në njohjen reciproke. Ky është një zhvillim tepër i rëndësishëm pasi Ballkani Perëndimor mund të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit Evropian vetëm kur të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet”, ka shkruar Hoxhaj.
Kjo është letra e Presidentit Joe Biden, dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq:

LEXO EDHE:
Biden i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës – Arbresh.info
Për të tretën ditë me radhë, studentët iranianë protestojnë ...
Kusari-Lila: Austria mbetet një ndër partnerët seriozë të Ko...
Sipas Bild, dy gjigantët spanjoll janë vënë pas Rodrit
NATO përkujton përvjetorin e katërt të pushtimit rus të Ukra...
Lojtari i kombëtares sllovake për Kosovën: Do të jenë agresi...
Tirana dhe Nuhiu ndajnë rrugët