Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar sot Masakrën e Krushës së Madhe, duke e cilësuar atë si një nga dëshmitë më të rënda të gjenocidit serb mbi popullin shqiptar.
Në një postim në Facebook, ai ka shprehur dhimbjen dhe respektin për sakrificën e popullit të Kosovës, duke theksuar se kjo masakër na rikujton çmimin e lartë të lirisë dhe pavarësisë.
“Sot përkujtojmë me dhimbje sakrificën e Krushës së Madhe, epiqendrën e dhimbjes dhe krenarisë sonë kombëtare. Masakra atje mbetet një nga dëshmitë më të rënda të gjenocidit serb mbi popullin tonë, duke na rikujtuar çmimin e lartë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nderimi ynë sot është edhe një zotim se sakrifica e dëshmorëve, martirëve dhe viktimave kurrë nuk do të harrohet. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të Krushës së Madhe!”, ka shkruar Hoxhaj.
Masakra e Krushës së Madhe është një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë, ku mbi 240 civilë shqiptarë u vranë nga forcat serbe në mars të vitit 1999. Përkujtime të tilla vazhdojnë të jenë një thirrje për drejtësi dhe për të mos harruar sakrificën e popullit të Kosovës për liri./Arbresh.info/
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...
Anëtarët e Bordit të Paqes kanë premtuar më shumë se 5 milia...
Vdes 23-vjeçari në Librazhd teksa po riparonte makinën në nj...