Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe deputeti Enver Hoxhaj ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.
Përmes një postimi në X, Hoxhaj ka vlerësuar figurën e Papës si një udhëheqës shpirtëror të jashtëzakonshëm dhe të përkushtuar ndaj njerëzimit.
“Pusho në paqe, Papa Françesku. Përulësia, dhembshuria dhe përkushtimi yt i palodhur nuk do të harrohen kurrë. Bota po vajton një udhëheqës të vërtetë shpirtëror,” ka shkruar Hoxhaj.
Papa Françesku ndërroi jetë më 21 prill 2025, në moshën 88-vjeçare
Rest in peace, Pope Francis. Your humility, compassion, and tireless devotion will never be forgotten. The world mourns a true spiritual leader.
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) April 21, 2025
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...