Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka akuzuar Serbinë për gjenocid në opinionin e publikuar sot në prestigjiozen amerikane “New York Times”.
Hoxhaj ka thënë se Serbia ende nuk është ballafaquar me të kaluarën e saj gjenocidale dhe për këtë ka munguar edhe vullneti politik i liderëve të tanishëm të cilët kanë qenë pjesë e regjimit të Millosheviqit, kur edhe kanë ndodhur krimet e luftës.
“Serbia kurrë nuk është ballafaquar me të kaluarën gjenocidale të saj. Serbia vazhdon të mbetet pa vullnet për t’u ballafaquar me krimet e luftës së epokës së regjimit Millosheviqit, regjim me të cilin ishin të përfshirë shumë prej udhëheqëseve të tashëm nacionalistë të Serbisë. Mohimi i përgjegjësisë për krimet e luftës në Kosovë vetëm sa e vërteton kulturën e mos-ndëshkimit, gjë e cila e inkurajon Serbinë të rrisë fuqinë ushtarake, të sfidojnë rrugën e integrimit evropian, dhe të përmbushë rolin e vet si vegël e Rusisë në rajon”, shkruan Hoxhaj në shkrimin e për “New York Times”.
Në këtë opinion, Hoxhaj flet për lidhjet e Rusisë me Serbinë, lojërat e Serbisë për ta dominuar rajonin e çështje të tjera aktuale për rajonin.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...