Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për gazetën greke Kathimerini, gjatë vizitës në Greqi. ka folur për zhvillimet në Kosovë, rajon si dhe për marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë.
Ministri Hoxhaj ka thënë se njohja e Kosovës nga shteti grek do të shënonte një miqësi të re politike mes dy vendeve në rajon.
Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin në disa organizata ndërkombëtare. Ai ka theksuar rolin e përfaqësuesve diplomatikë që shërbejnë në Kosovë, si dhe ushtarëve grekë të cilët kanë shërbyer në Kosovë në kuadër të KFOR-it, si dhe misioneve të tjera të rëndësishme për shtet-ndërtimin e Kosovës.
Përveç marrëdhënieve me Greqinë, në këtë intervistë Hoxhaj ka folur edhe për zhvillimet në Kosovë, dialogun me Serbinë, si dhe zhvillimet rajonale./Arbresh.info/
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të...
Sveçla uron Fitër Bajramin: Të forcojmë solidaritetin dhe ku...
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
Kurti uron Fitër Bajramin: Të jemi më solidarë dhe më të kuj...