Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër ndaj protestës së studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët po kërkojnë zbatimin e së drejtës ligjore për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se dalja e studentëve në rrugë në vitin 2026 për një të drejtë të garantuar me ligj është “dëshmia më e rëndë e dështimit të shtetit dhe institucioneve të Maqedonisë së Veriut”.
“Fakti që në vitin 2026 studentët shqiptarë në Shkup detyrohen të dalin në rrugë për të kërkuar zbatimin e një të drejte të garantuar me ligj është dëshmia më e rëndë e dështimit të shtetit dhe institucioneve të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai ka theksuar se pengimi i gjuhës shqipe në një provim shtetëror të jurisprudencës përbën më shumë se një problem administrativ.
“Kur gjuha shqipe, si gjuhë zyrtare, vazhdon të pengohet edhe në provimin e jurisprudencës, kemi të bëjmë me një diskriminim të hapur institucional dhe një sfidim të vetë rendit kushtetues”, ka shtuar ai.
Hoxhaj e ka quajtur situatën të papranueshme për një shtet që synon integrimin evropian, duke thënë se shqiptarët po trajtohen si qytetarë të rendit të dytë në zemër të sistemit të drejtësisë.
“Është e papranueshme dhe politikisht e turpshme që një shtet që pretendon standarde evropiane t’i trajtojë shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë në zemër të sistemit të drejtësisë”, ka shkruar ai.
Ky reagim vjen pas protestës së studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët po kërkojnë respektimin e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës.
The Guardian: Nga Kosova në hero të Mallorcas – lotët e Muri...
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...
Trump mban konferencë për luftën në Iran – pikat kryes...
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëm...
Kombëtarja e Kosovës në futsall gati për sfidat e paraelimin...
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir A...