Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, pas disa takimeve me krerët e shtetit shqiptar, ka thënë se PDK duhet të udhëheqë me qeverinë e ardhshme për ta ndalë degradimin e qeverisjes ashtu siç po ndodh.
Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj, ka njoftuar për takimin që kanë pasur me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin biseduan rreth zhvillimeve politike në vend dhe rajon si dhe për sfidat e vitit 2020 në përballje me pandeminë dhe ekonominë.
“I shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili zhvilluam takim edhe me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin biseduam, mes të tjerash, për zhvillimet e fundit politike në Kosovë e rajon si dhe për sfidat e vitit 2020 në përballje me pandeminë dhe ekonominë. “, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Ai gjithashtu ka thënë se janë pajtua për nevojën e thellimit të bashkëpunimit për unifikimin e qëndrimeve kombëtare në përballje me rreziqet dhe sfidat e rimëkëmbjes politike e ekonomike të shqiptarëve.
“PDK duhet të udhëheqë me qeverinë e ardhshme, për ta ndalur degradimin e qeverisjes dhe kërcënimet që përbëjnë rrezik për zhbërjen e shtetit të Kosovës. “, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...