Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Bajram Çerkinit, një prej zërave më të fuqishëm për të pagjeturit dhe një simbol i qëndresës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka vlerësuar kontributin e Çerkinit në çështjen e të pagjeturve dhe ka shprehur solidaritet me familjen dhe të gjithë ata që e kanë njohur.
“Lamtumirë, Bacë Bajram! Një zë i pashuar për të pagjeturit, një simbol i qëndresës. Ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që e njohën!” – ka shkruar Hoxhaj.
Bajram Çerkini ka qenë një nga aktivistët më të zëshëm në kërkimin e drejtësisë për të pagjeturit e luftës në Kosovë, duke mos reshtur kurrë së kërkuari të vërtetën dhe përgjegjësinë për fatin e tyre./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...