Kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj ka thënë se Ramush Haradinaj do të jetë kreu i qeverisë së re në Kosovë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, në një intervistë me mediumin gjerman Deutsche Welle, ka thënë se shpreson që qeveria e re të formohet së shpejti.
“Kosova është një shtet sovran, dhe kush do ta formojë qeverinë e re do ta vendos Parlamenti i Kosovës. Unë besoj se së shpejti do ta kemi një qeveri të re në Prishtinë, dhe Ramush Haradinaj do të jetë kreu i kësaj qeverie”, ka thënë Hoxhaj për Deutsche Welle.
Hoxhaj ka thënë se pret që edhe qeveria e ardhshme e Kosovës do ta vahzdojë dialogun me Serbinë.
Haradinaj: Në Suharekë pati më shumë se mbështetje, pati bes...
Hamza zotohet për uljen e tatimit në paga: Më shumë para në ...
Komandanti i KFOR-it pret shefin e ushtrisë shqiptare, flasi...
I jepet lamtumira e fundit Shemit
U.D. Kryeprokurori i Shtetit uron Krishtlindjen
Banorët “masakrojnë” arushin e Albës