Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj është treguar i ashpër në seancën e raportimit të kryeministrit, Avdullah Hoti për takimin e tij në Bruksel.
Në fjalën e tij para deputetëve, Hoxhaj ka thënë se ndjen keqardhje kur po e dëgjon këtë fjalim të Kryeministrit, raporton arbresh.info
Ai kritikoi edhe raportet e koalicionit për moskoordinim të Skender Hysenit si koordinator në bisedime më Serbinë.
“Unë nuk e pata përshtypje që dëgjova diçka të re prej takimit. Vullneti i Kryeministrit dhe i Qeverisë më na informua se çka po ndodhë në Bruksel është jetike. Pa ngrit tonin dhe pa ofrua argument po dum në thanë se si deputet i opozitës e një njëri i kyçur në këtë proces ma shumë po ndije keqardhje kur pe dëgjoj kryeministrin. Nëse partnerët e koalicionit nuk janë të zot ta zgjedhin koordinatorit kjo është temë serioze. Takimi që ishte javën e kaluar i kryeministrit Hoti dhe takimi i djeshëm i Hysenit tregojnë se na kemi hy në një proces ku ma me rendësi është rruga se qellim. Pa afat, pa unitet e pa cak”./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/223013268863685/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj