Ish-Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj e ka kritikuar Qeverinë Kurti që ka marrë vendim për heqjen e taksës dhe zëvendësimin me reciprocitet.
Sipas tij, kjo qeveri e ka rolin kujdestar, prandaj nuk duhet të sillet sikurse ka legjitimitet të plotë.
Hoxhaj përmes një statusi në Facebook ka thënë se kryeministri Kurti është shkarkuar nga Kuvendi, prandaj edhe nuk mund të marrë vendime.
Deputeti i PDK-së ka thënë po ashtu se “kryeministri, me veprime të papërgjegjshme, vazhdon të mos i përfill kërkesat e aleatëve tanë, për çka edhe u shkarkua”.
Postimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:
Kryeministri është i shkarkuar nga Kuvendi dhe nuk mund të marrë vendime.
Kjo qeveri e ka rolin kujdestar dhe jo të sillet sikurse ka legjitimitet të plotë. Kurti nuk është konsultuar as me partitë parlamentare dhe as me partnerët qeverisës.
Kryeministri, me veprime të papërgjegjshme, vazhdon të mos i përfill kërkesat e aleatëve tanë, për çka edhe u shkarkua.
Ndërkohë, kryeministri ka premtuar reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tragtar, e sot po ofron reciprocitet në vula, dokumente tregtare, duke harruar premtimet që ka dhënë.
Megjithëse jo që ne i kemi besuar ndonjëherë.
Çdo ditë që po kalon dhe çdo veprim që e bën, Kurti tregon mungesë të zotësisë për të qeverisur.
Ai e ka merituar shkarkimin për shkak të politikave të gabueshme dhe shkeljeve të përditshme që bën ndaj Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve.
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi