Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se vizita e presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Liqenin e Ujmanit (Gazivodës), sipas tij, është e njëjtë me vizitën që kishte bërë më 1989, presidenti i atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq në Gazimestan.
Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj ka thënë se pamjet nga vizita e sotme e Vuçiqit në Ujman janë “imazhe të turpit dhe shovinizmit”.
“Kam qenë kundër vizitës së tij në Gazivodë dhe ende vazhdoj ta kundërshtoj këtë gjë”, ka shkruar Hoxhaj.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka nisur sot vizitën e tij dyditore në Kosovë. Ai vizitoi sot Liqenin e Ujmanit.
Vizita e Vuçiqit ishte vënë në pikëpyetje për faktin se autoritetet e Kosovës, fillimisht i kishin lejuar atij vizitën në pjesën veriore, por jo edhe realizimin e agjendës për vizitë te Liqeni i Ujmanit (Gazivodës), shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Mirëpo, siç kanë deklaruar zyrtarët në Qeverinë e Kosovës, vizita te Liqeni i Ujmanit ishte lejuar pas trysnisë së Bashkimit Evropian, ngase të premten, Vuçiq në shenjë proteste, kishte refuzuar ta takonte presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj