Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se përkundër asaj që po ndodhë në botë, amerikanët dhe evropianët e kanë vëmendjen kah Kosova dhe përmbyllja e shtetndërtimit të saj, duke filluar nga marrëveshja me Serbinë deri tek ulja e Kosovës në OKB.
“Përkundër asaj që ky vit përcillet me drama të mëdha ndërkombëtare amerikanët dhe evropianët e kuptojnë se nga Sllovenia deri në Maqedoninë e Veriut është një temë e hapur dhe ajo është mos anëtarësimi i Kosovës në OKB”, ka thënë Hoxhaj.
“Kur e shoh vëmendjen e madhe amerikane, kur Sekretari Blinken në fillim të vitit i dërgoi letër Kurit dhe i tregoi qëndrimin amerikan, dhe i thotë se kjo që shkruan në këtë letër nuk është qëndrim i imi personal por i politikës amerikane dhe presidentit Biden dhe thotë se qëllimi është tek njohja e ndërsjellë, mendoj se këtë mundësi do të duhej ta shfrytëzojë Kosova. Dhe nëse kjo nuk ndodhë në vitin 2022-2023 sa Joe Biden mund të jetë në Shtëpinë e Bardhë bota mund të ketë lëvizje tjera tektonike në rrafshin gjeopolitik.”, tha Hoxhaj/TCH/
Zvicra drejt izolimit? Nëse bëhen 10 milionë banorë, porta “...
“Pse të ka marrë shteti gjerman”, debat i ashpër mes Elijonë...
Super pjesë e parë në “Santiago Bernabeu” – City e përmbys R...
Nuk vonon shumë dhe City barazon rezultatin
Real Madridi në epërsi ndaj Manchester Cityt
Kabineti i Osmanit takim me zyrtarin e DASH, i kërkojnë kthi...