Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Uashington ka zhvilluar një sërë takimesh me kongresistë dhe senatorë amerikanë.
Hoxhaj ka takuar kongresistin Paul Cook dhe senatorin e mikun e madh të shqiptarëve Bob Dole, me të cilët kanë biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera të Kosovës me SHBA-në dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës.
Ai me këtë rast i ka vlerësuar të shkëlqyera raportet mes dy shteteve, duke thënë se Kosova mbetet ndër popujt më pro-amerikan në rajon.
“Raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë të shkëlqyera, dhe Uashingtoni mbetet pika e referencës për Kosovën kudo në botë. Kam besim se raportet tona do të intensifikohen edhe më tutje, pasi që ka ende shumë mundësi për ta thelluar bashkëpunimin bilateral. Ndërsa, Kosova mbetet njëri prej popujve më pro-amerikan në rajon”, ka thënë Hoxhaj.
Ndryshe, ministri Hoxhaj do të vazhdojë me takime të tjera, ku pritet të takojë të tjerë kongresistë, senatorë dhe zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit.
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...
Anëtarët e Bordit të Paqes kanë premtuar më shumë se 5 milia...
Vdes 23-vjeçari në Librazhd teksa po riparonte makinën në nj...