Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka kujtuar 73 vjetorin e themelimit të NATO-s, duke thënë se tani është koha që Kosova ta ketë njl prioritet, atë të anëtarësimit në këtë Aleancë.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se sot, si kurrë më parë rendi evropian është në kërcënim serioz, pas agresionit rus në Ukrainë dhe poaq është edhe siguria globale.
“Tani, Kosova duhet ta ketë vetëm një prioritet; ANËTARËSIMIN NË NATO! Në këtë përvjetor, shprehim mirënjohjen dhe falenderimin e përjetshëm ndaj NATO-s për intervenimin që ndali gjenocidin e Serbisë në Kosovë.”, ka shkruar Hoxhaj tutje.
Këtë shkrim ai e bëri për përkujtimin e 73 vjetorit të themelimit të NATO-s.
Statusi i plotë i Enver Hoxhajt:
73 vjet nga themelimi i NATO-s, aleancës më të suksesshme në historinë moderne, në shërbim të sigurisë dhe paqes në botë. Sot, si kurrë më parë rendi evropian është në kërcënim serioz, pas agresionit rus në Ukrainë dhe poaq është edhe siguria globale. Tani, Kosova duhet ta ketë vetëm një prioritet; ANËTARËSIMIN NË NATO! Në këtë përvjetor, shprehim mirënjohjen dhe falenderimin e përjetshëm ndaj NATO-s për intervenimin që ndali gjenocidin e Serbisë në Kosovë./arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...