Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se qeveria Hoti nuk e ka idenë se si të udhëhiqet dialogu. Ai ka thënë se Qeveria nuk ka strategji për temat të cilat ngriten në dialog.
Enver Hoxhaj, ish-ministri i jashtëm, tani deputet i PDK-së, ka thënë se PDK-ja nuk i beson Qeverisë rreth dialogut.
“Ne i besojmë dialogut, i besojmë Amerikës e Brukselit por nuk i bësojmë kësaj qeverie se si bën dialog. Qeveria s’ka strategji për temat të cilat ngriten në dialog. Platforma e dialogut e qeverisë i ka vetëm 40 rreshta.”, ka thënë ai në Kanal10.
“Këta që po e udhëheqin dialogun në Bruksel, pa keqkuptim, nuk e kanë vetëdijen se ku kanë hi, nuk mund ta përmbyllin procesin, dhe po ndodhë që Serbia po vendos tema shtesë. Kur e keni mundu ju që në 2020 Serbia e rikthen temen e të zhvendosurve dhe të pronave?. Dialogu duhet të riformatizohet. Neve na duhet unitet politik. Kjo qeveri hyri në dialog, si në mal pa sakicë”.
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...