Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare të sigurisë GLOBSEC në Sllovaki, ku janë të pranishëm edhe liderë nga Evropa dhe bota përfshirë edhe kryeministrin britanik, David Cameroon dhe senatorin amerikan, John McCain.
Në margjina të konferencës, Hoxhaj ka takuar ministrat e jashtëm të disa prej vendeve evropiane sikurse Miroslav Lajcak, ministër i jashtëm i Sllovakisë, atë të Lituanisë, Linas Linkevičius dhe ish homolog si ish ministri i jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ish ministri i jashtëm sllovak, Jan Kubish, tani përfaqësues i OKB-së në Irak, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra e tij.
Në këto takime e veçmas me Lajcak e Linkevičius, Hoxhaj ka falënderuar Sllovakinë e Lituaninë për mbështetjen e Kosovës në rrugën evropiane por ka kërkuar përkrahje në kilometrat e fundit për të fituar liberalizimin e vizave dhe nënshkruar MSA-në.
“Kosovën e presin lajme dhe vendime të mira nga Brukseli muajt e ardhshëm por edhe njëherësh obligime për të përmbushur sa më parë zotimet që na ofrojnë më afër BE-së. Ngrita me shqetësim edhe status quon në Ballkan dhe domosdoshmërinë e përshpejtimit të integrimit për shkak të interferimit rus në Ballkan dhe ndikimeve nga Lindja e Mesme” ka thënë Hoxhaj.
Më tej, ish ministri i jashtëm ka diskutuar edhe për çështjet bilaterale dhe zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.
Në margjina të konferencës GLOBSEC, Hoxhaj ka takuar edhe ish kryeministrin e Cekisë, Mirek Topolanek, i cili ka qenë në pushtet në kohën kur shteti i tij e ka njohur Kosovën.
Në GLOBSEC po marrin pjesë personalitete të mëdha botërore ku gjatë dy ditëve do të diskutohet për sfidat poltitike dhe të sigurisë të Evropës dhe botës
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...
Zbulohen keqpërdorime me pesticide, institucionet nisin insp...
Aksident në Gjilan, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi j...
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën pol...