Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj, ka kujtuar sot komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Zahir Pajazitin dhe bashkëluftëtarët e tij, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjerin social facebook, ka thënë se jeta dhe vepra e tyre janë udhërrëfyes për Kosovën.
“Sot, kujtojmë jetën dhe heroizmin e komandantit më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu. Jeta dhe vepra e tyre dhe e gjithë luftëtarëve të lirisë do të mbeten gjithmonë udhërrëfyes për ngritjen e shtetit që me sakrificën e tyre u arrit liria dhe pavarësia.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook për nder të 25 vjetorit të rënies së tyre”, ka shkruar Hoxhaj./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...