Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar për vdekjen e aktorit të mirënjohur, Rasim Thaçi – Cima.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka ndarë disa moment që kishte me Cimën.
Postimi i plotë:
Më shokoi lajmi për vdekjen e aktorit tonë të dashur Rasim Thaçi – Cima, mikut tim, me të cilin pinim kafe tek lokali jonë i preferuar në Breg të Diellit. Për gjeneratën time, por edhe shumë tjera më pas, të cilat ndiqeshin e përndiqeshin nga pushtuesi serb e ku ëndrrat kishin nisur të veniten, Cima me miqtë e tij, Lecin e Qumilin, nuk na lanë asnjëherë të humbim shpresën.
Cima refuzoi ta ndalë buzëqeshjen, sepse e dinte se një popull kishte sytë nga ai. Me ikjen e tij, sa të hershme aq të padrejtë, ne humbëm Çaplinin tonë shqiptar – por jo edhe buzëqeshjen, sepse këtë na mësoi Cima. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë popullit të Kosovës.
LAMTUMIRË MJESHTËR!./arbresh.info/

Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin