Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka hedhur poshtë propozimin e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, në lidhje me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Hoxhaj deklaroi se qytetarët janë dërrmuar nga diskutimi i temës së demarkacionit që gati tri vjet.
Duke iu referuar letrës që Kurti i dërgoi kryeministrit Haradinaj këtë javë, zëvendëskryeministri Hoxhaj theksoi se nuk ka me nevojë për letra dhe ide që e kthejnë këtë çështje në pikën zero, por është koha që të votohet kjo marrëveshje.
“Jemi dërrmuar nga diskutimi i temës së demarkacionit që gati tri vjet, pa qenë në gjendje ta ratifikojmë. Nuk kemi më nevojë për letra dhe ide që çojnë në pikën zero. Tani është koha për të votuar pro kësaj marrëveshjeje dhe të ecim përpara si shoqëri dhe si shtet. Deputetët duhet ta votojnë demarkacionin tash!” ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...