Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherësh anëtar i ekipit negociator që sapo u votua në Kuvendin e Kosovës, e quan votën e deputetëve një hap mjaft pozitiv.
Hoxhaj tha se qeveria, një pjesë e opozitës dhe shoqëria civile do të ulen bashkë në tavolinën e negociatave për fazën finale të dialogut, e cila sipas tij duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Miratimi i rezolutës dhe ekipit negociator për dialogun me Serbinë, sot në Kuvendin e Kosovës, është një hap shumë pozitiv që e forcon pozicionin e Kosovës në dialog. Tashmë qeveria, një pjesë e opozitës dhe shoqëria civile do të ulen në tavolinën e negociatave për fazën finale të dialogut e cila duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Hoxhaj.
Ai theksoi se me arritjen e marrëveshjes finale, Kosova do ta përmbyllë fazën e shtet-ndërtimit dhe do të fokusohet në ndërtimin e një shoqërie dhe ekonomie të fortë.
Hoxhaj ka ftuar edhe partitë tjera të opozitës t’i bashkohen ekipit negociator.
“Ftoj edhe partitë tjera opozitare që t’i bashkohen ekipit negociator dhe së bashku ta përmbyllim këtë proces në të mirë të shtetit të Kosovës”, ka përfunduar Hoxhaj.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...