Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve në Konventën e tetë të punë të PDK’së ka thënë se në rast se Kosova do të shkonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare PDK do t’i fitonte bindshëm zgjedhjet.
Kryediplomati Enver Hoxhaj ka thënë se në rast se mbahen zgjedhjet e parakohshme në vend, atëherë ai është i bindur se PDK’ja do të jetë fitimtare. Këtë, ministri e ka thënë në Konventën e tetë të punës së PDK’së.
“Ne vazhdojmë të mbesim partia më e madhe politike në vend, me shtrirje nacionale dhe me mbështetjen më të madhe elektorale. Ne e kemi ruajtur unitetin e partisë, dhe aktualisht jemi partia më e organizuar shqiptare në rajon. Ndoshta po e them para kohe që nëse ka zgjedhje të parakohshme, por të jeni të bindur se do të fitojmë bindshëm kurdo që mbahen ato”, ka deklaruar Hoxhaj.
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...
Tërmeti i fuqishëm trondit Meksikën, ndërpritet konferenca e...