Rishfaqja e ambicieve të Serbisë për ndryshim të kufijve ka nxitur reagimin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Përmes një reagimi në Twitter, Hoxhaj tha se kur Beogradi flet për ndarje në Ballkan, ata në fakt e kanë në mendje ndarjen e e Bosnjës, duke shtuar se deklaratat e Milorad Dodik janë dëshmi për këtë.
Hoxhaj theksoi se cfarëdo ndryshimi në kufijtë e Ballkanit Perëndimor hap kutinë e Pandorës dhe krijon domino efekt në gjithë rajonin.
“Kur Beogradi përmend ndarjen e territoreve në Ballkan, në fakt mendjen e kanë tek ndarja e Bosnjës. Rikonfirmim për këtë është edhe kjo deklaratë e Milorad Dodik. Cfarëdo ndryshimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor hap kutinë e pandorës dhe krijon efekt domino në gjithë rajonin”, ka shkruar Hoxhaj në postimin në Twitter.
Udhëheqësi i Republika Srpska në Bosnjë, Millorad Dodik, ka rikthyer ambiciet serbe për ndryshim të kufijve në Ballkan. Madje, ai tha se kjo gjë duhet të bëhet në mënyrë të qetë, pa bërë shumë zhurmë, përkundër faktit se komuniteti ndërkombëtar njëherit sponsorë të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor tashmë disa herë janë shprehur kundër cfarëdo ndryshimi të kufijve.Dodik u shpreh se pjesa e Bosnjës me shumicë serbe, dhe pjesa e Kosovës e banuar me popullsi të kombësisë serbe duhet t’i bashkohen Serbisë.
Kjo nuk është hera e parë që Serbia shfaq ambicie për ndryshim të kufijve, pasi edhe më herët zyrtarë të lartë të Serbisë kanë dale me ide të këtilla.
QKUK: 25-vjeçari në gjendje kome pasi u plagos mbrëmë në Pri...
Hamza: Qeveria të ndalë provokimet dhe keqpërdorimin e shtet...
“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis:...
A duhet partitë ta paraqesin nga një emër për president para...
Rama vizitë zyrtare në Estoni, merr pjesë në Konferencën Len...
Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat ...