Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka komentuar shkrimin e kryeministres serbe Ana Bernabiq ne medie nderkombetare.
Deputeti dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se çfarëdo që Bërnabiq thotë për Kosovën dhe Kroacinë është propagandë, duke iu referuar një shkrimi autorial të kryeministres serbe.
“Çfarëdo që Bernabiq thotë për Kosovën dhe Kroacinë, është vetëm propagandë. Serbia është fajtore për katër luftëra: Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Si rezultat i spastrimit etnik janë gati 200 mijë civil të vrarë, dhe adresa për këto krime është në Beograd.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...