Ministrja e Integrimit Europian Dhurata Hoxha thotë se duan një zgjidhje afatgjatë për Kosovën në mënyrë që mos t’u lihet peng diçka gjeneratave të tjera.
Thotë se njohja e Kosovës vazhdon të jetë kusht i pandryshuar i Evropës për Serbinë.
Nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, duhet patjetër ta njohë Kosovën, ka theksuar ajo.
“Jo, Serbia nuk mund të hyjë në BE”, thekson ajo.
Sipas saj, synimi i Kosovës është njohja reciproke në fund të dialogut në mes të dy vendeve.
“Nuk duhet me prit që Vuciq me e njoftë Kosovën menjëherë, kjo është humbje politike për të”, tha ajo në DPT te Fidani në T7.
“Nuk do të bëhet asnjë kompromis në dëm të Kosovës”, tha Hoxha.
Ajo është e bindur se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe do të formohet sipas ligjeve të Kosovës.
“Asociacioni apo statuti i Asociacionit do të bëhet pikë për pikë sipas ligjeve të Kosovës”, tha ajo.
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...