Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha ka pritur në takim Shpresa Kusarin, specialiste rajonale e Programit të Kontrollit të Eksportit dhe Sigurisë së Kufirit (EXBS) pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Siç bëhet e ditur në njoftim, në takim është diskutuar për çështje me rëndësi të përbashkët në fushën e sigurisë si dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit.
Drejtori i Policisë, në shenjë mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme nga EXBS për Policinë e Kosovës ndau letër falënderimi për Kusarin.

“Sot, me datën 26.10.2023, drejtori i Përgjithshëm kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti në takim zyrtar znj. Shpresa Kusari- specialiste rajonale e Programit të Kontrollit të Eksportit dhe Sigurisë së Kufirit (EXBS) pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Gjatë këtij takimi u diskutua për çështje me rëndësi të përbashkët në fushën e sigurisë si dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit, me ç’rast drejtori Hoxha në shenjë mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme nga EXBS për Policinë e Kosovës ndau letër falënderim për znj. Kusari”, bën të ditur njoftimi./Arbresh.info/

Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran