Kanë kaluar pothuajse një javë prej kur i është bërë ekspertiza trupit të të ndjerit Astrit Dehari, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në burgun e Prizrenit.
Mirëpo, Prokuroria ende nuk ka informacione se kur do dalin rezultatet e shumëpritura të autopsisë, të aktivistit të Vetëvendosjes.
Prokuori i rastit, Sylë Hoxha në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se janë duke punuar në drejtim të kësaj çështje.
“Ende nuk e di se kur dalin rezultatet jemi duke punuar në këtë drejtim, ne, ata edhe krejt. Për nder nuk e dimë”, ka thënë Hoxha.
Ndërsa, avokati Tomë Gashi duke iu drejtuar Hoxhës, ka theksuar se ai duhet të punojë më shumë në këtë drejtim.
“Pas këtij dështimi që e ka bërë prokurori dhe që i kanë rrjedh informatat ish dashtë më seriozisht me u marrë më këtë rast”, ka thënë Gashi.
Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor përderisa po mbahej në paraburgim në burgun e Prizrenit, nën dyshimet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...
AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje, po e shtyn vendin d...
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...