Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit është një hap pozitiv i arritur sa i përket dhënies fund të izolimit të qytetarëve.
Në një konferencë për media, Ministrja Hoxha ka deklaruar se pasi tashmë demarkacioni është miratuar, Kosovës i mbetët që me përkushtim të kryejë edhe një detyrë tjetër të saj, njofton Klan Kosova.
”Dje Kuvendi plotësoi kriterin kyç të mbetur, ratifikimin e demarkacionit”.
”Duhet të jemi të pakompromis në luftën ndaj korrupsionit, për t’i sjellë qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave”, është shprehur ajo, njofton Klan Kosova.
Megjithatë ajo ka shprehur optimizëm që brenda këtij vitit, kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm për në vendet e BE-se ndërsa potencoi se procedurat do të mund të marrin kohë deri në gjashtë muaj, duke u bazuar në praktikat e vendeve të tjera.
”Dua të ndajë disa informata sa i përket plotësimit të kriterit të luftimit të korrupsionit”.
”Në kuadër të ekipit kundër krimit, prokuroria speciale ka shenjzuar 39 raste, janë ngritë 30 aktakuza, 7 raste janë përmbyllë”.
”Për qëllime të liberalizimit, kriteri kundër luftës e korrupsionit ka shënuar progres po presim vlerësim final nga institucionet e BE”.
”Kosova do të dorëzoj raportin e plotësimit e kësaj marrëveshje dhe raportin për korrupsionin”.
”Gjatë këtij viti do ti përfundojmë procedurat e BE për të siguruar plotësimin e rregullores së BE-së dhe rrjedhimisht lëvizjen e lirë”.
Ky synim sipas Ministres Hoxha, nënkupton: Fillimin e negociatave për plotësimin e rregullores mes tri institucioneve komisionit, parlamentit dhe këshillit, Dërgimi në Këshillin e Ministrave, Miratimi nga Këshilli i Ministrave, Ceremonia e Këshillit dhe në fund publikimi në gazetën zyrtare dhe hyrja në fuqi.
”Këto procedura marrin më shumë se gjashtë muaj. Presim të zgjatë 6 muaj duke u bazuar në praktika të vendeve të tjera që kanë kryer këto procedura”.
Hoxha theksoi se kjo procedurë kryhet nga institucionet e Bashkimit Europian./Klan Kosova/
Kurti pret përfaqësues të Parlamentit britanik në Prishtinë,...
Gjeneralmajori i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Osborn uron Kos...
Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, lejohet qarkullimi për ...
Trupat shqiptare në stërvitje për KFOR ’36 në Gjermani, Veng...
Përfundojnë bisedimet në Gjenevë, Zelensky akuzon Rusinë për...
Arrestohet një i ri në Ferizaj, konfiskohet armë zjarri edhe...