Sot, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim, Presidentin e Unionit Ndërkombëtar të Noterisë, Marqueno Jose de Lano, zv. Presidentin Lucini, Kryetaren e Odës së Noterisë së Republikës Kosovës znj. Arbena Shehu, si dhe Fatmir Halimi.
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, tha se është shumë e përkushtuar që sistemi i drejtësisë të jetë në përputhje me standardet më të avancuara ndërkombëtare. “Fokus i ynë është të përmirësojmë shërbimet ndaj qytetarëve, të jenë sa më të mira, më të shpejta dhe efikase për të gjithë qytetarët. Noteria në Kosovë është në rrugën e duhur dhe sistemi juridik është më efikas me punën e noterisë, theksoi ministrja Hoxha.
Marqueno Jose de Lano, president i Noterisë, theksoi se është i lumtur për punën e mrekullueshme tënoterisë në Kosovë duke theksuar se noteria i sjellë vendit siguri juridike, pa të cilën nuk mund të ketë besim edhe për investime, kredi e përparim social.
Në fund të takimit, Ministrja Hoxha e falënderoi, Presidentin e Unionit Ndërkombëtar të Noterisë, Marqueno Jose de Lano, dhe zëvendëspresidentin Lucini, për mbështetjen që i kanë dhënë dhe që po i japin Noterisë së Republikës se Kosovës, e cila ka kontribuar që të përmirësohet jeta private e qytetarëve të Kosovës.
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, mes tyre...
Brezovica, Prevalla dhe Rugova, destinacionet më të vizituar...
Familjarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edm...
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...