Dhurata Hoxha, priti në takim shefin e Njësisë për Kosovën dhe Maqedoninë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, David Cullen.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim shefin e Njësisë për Kosovën dhe Maqedoninë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, David Cullen me bashkëpunëtorë.
Hoxha, e informoi Cullen rreth angazhimit permanent në reformat dhe masat sipas planit të përbashkët për zbatimin e MSA-së, duke e bërë vendin gati për anëtarësim dhe pjesë të Këshillit të Evropës. Agjenda Evropiane e Reformave, krahas MSA-së, mbetet prioritet.
“Jemi të përkushtuar që së bashku me juve të zbatojmë MSA-në dhe procesin ERA 1, duke dinamizuar procesin dhe duke vënë kornizat e ERA 2”. Besojmë të përmbyllim zbatimin e planit aktual të veprimit me përjashtim të atyre që përballen me probleme politike”, theksoi Ministrja Hoxha.
David Cullen, shef i Njësisë për Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, theksoi se prioritetet janë po ato, të cilat i ka theksuar Komisioni Evropian, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe vuri në pah se kanë parë që janë zbatuar një numër masash pozitive të cilat kanë gjetur mbështetje në Bruksel.
Ministrja Hoxha dhe Cullen, po ashtu shprehën optimizëm për procesin e liberalizimit të vizave, edhe pas votimit të Raportit për Kosovën, nga Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian.
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...