Hoxha hedh poshtë pretendimet e Vetëvendosjes – Punojmë për gjithë Kosovën

08:33 | 6 Shtator 2016
M. A.

Policia e Kosovës shënon sot 17 vjetorin e themelimit, ndërkaq në Sytë 7 në Klan Kosova, Zëdhënësi Daut Hoxha tha se deri tani policia qëndron institucioni më i besueshëm për qytetarët e Kosovës.

Zëdhënësi Hoxha, ka hedhur poshtë pretendimet nga Lëvizja Vetëvendosje, se Policia e Kosovës qëndron gjithnjë nën funksionimin e pushtetit.

Ai tha se si institucion janë mjaft kompetent në zbatimin e ligjit dhe detyrave të përgjegjësisë ndaj të gjithë qytetarëve të vendit, njofton Klan Kosova.

‘’Detyrat dhe autorizimet, mandati i Policisë së Kosovës është gjithnjë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.’’

‘’Zyrtarët e policisë së Kosovës janë mjaft kompetent dhe nuk ka vend për dilema të tilla.  Zyrtarët tanë kanë qenë pjesë e ceremonive edhe jashtë vendit dhe janë nën shërbimin e gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka përfunduar Hoxha, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale