“Lërini këto deklarata politike. Çdo politikan, si nga Prishtina dhe Beogradi, i cili di diçka rreth këtij rasti, t’i raportojë Prokurorisë. Ne jemi të hapur për ta në
këtë drejtim. Është në interes të shtetit për të zbuluar vrasësit e Oliver Ivanoviqit”, thotë Sylë Hoxha për Insajderin serb.
Prokuroi pretendon se Milan Radoiçiq ka statusin e një të dyshuari në vrasjen e Ivanoviç, por se ai nuk ka prova të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë kundër tij.
“Hetimi është ende në vazhdim. Ne kemi disa dëshmi kundër Radoiçiq, por jo të mjaftueshme për të nxjerrë një aktakuzë”, tha prokurori Hoxha.
Muaj më parë Arbresh.info pati siguruar një raport të shërbimeve të inteligjencës ndërkombëtare që tregon për grupin që vrau Oliver Ivanoviqin.
LEXO EDHE: EKSKLUZIVE: Grupi që vrau Ivanoviqin
Një grup prej pesë personave janë përfshirë në një raport të një shërbimi të inteligjencës ndërkombëtare, që bëjnë fajtorë njerëzit që vranë Oliver Ivanoviçin.
Në raportin e siguruar nga arbresh.info thuhet se “ekipi që vrau, Oliver Ivanoviqin, përbëhet nga pesë persona të lidhur me klanin Vozdovacki dhe rekrutuar nga shërbimet sekrete serbe”.
Sipas këtij raporti Milan Radoiçiq ishte në rrjedhë, “ai dha urdhra për të fshirë disa gjurmë dhe fakte”./Arbresh.info/
LEXO EDHE: Zgjerohen hetimet për rastin e Ivanoviqit, prokuroria merr për bazë raportin e shërbimit intelegjent
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...