Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi dhe Kulturë në Prizren, Samir Hoxha, ka reaguar ndaj deklaratave të zëdhënësit të komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, pas vdekjes së vajzës 3 vjeçare, Xheneta Gashi, si pasojë e shembjes së një shtëpie të vjetër. Ai ka dhënë argumentet se ofrimi i sigurisë për qytetarët e komunës së Prizrenit është përgjegjësi ligjore e autoriteteve lokale.
Në reagimin Hoxhës, thuhet se zëdhënësi i komunës së Prizrenit, Ymer Berisha pa fije turpi dhe pa as pak ndjeshmëri emocionale gënjen opinionin duke thënë se Drejtoria për Emergjenca dhe Siguri ka adresuar pesë shkresa zyrtare në adresë të QRTK-së në Prizren. Ai ka shtuar se e ndjen përgjegjësi morale që ta demantoj një të pavërtetë të tillë.
“Asnjë shkresë të vetme nuk ka adresuar drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë në QRTK, ama as një të vetme. E kundërta e kësaj që thotë ai është se ne si QRTK që nga viti 2015 kemi adresuar kërkesa të vazhdueshme në Komunën e Prizrenit. Mos të harroj, zëdhënësi i Komunës së Prizrenit se ofrimi i sigurisë për qytetarët e komunës së Prizrenit është përgjegjësi ligjore e autoriteteve lokale”, thuhet në reagimin e Hoxhës.
Ai këtë e ka bazuar në nenin 13 të ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit, ku flitet për masat e mbrojtjes ndaj zjarrit apo fatkeqësive natyrore.
“1. Komuna harton planin për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit kundër zjarrit, rreziqeve dhe fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera. 2. Çdo lokacion, monument kulturor në pronë private apo publike brenda Qendrës Historike të Prizrenit duhet të jetë i pajisur me aparat zjarrfikës, në pajtim me ligjet në fuqi, si dhe me doracakun e masave mbrojtëse ndaj fatkeqësive natyrore”, .
se a ka hartuar Komuna këtë plan sipas nenit 13 paragrafit 1 dhe 2 te ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit, Hoxha ka thënë se mbetet të shihet.
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...