Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha bashkë shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë kanë vizituar aktivitetin e grave në shesh me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës.
Ministrja Hoxha ka siguruar me këtë rast se 9 Maji i vitit të ardhshëm do të jetë vit i lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës, raporton Arbresh.info.
“Unë dua të them se të gjithë jemi të përkushtuar që qytetarët tanë të kenë lëvizje të lirë sa më shpejt që është e mundur. Ne kemi bërë punën tonë, Kosova e ka vullnetin politik dhe është e përkushtuar që t’i bëjë por ne shpresojmë që deri në fund të këtij viti qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm. 9 maji i vitit të ardhshëm do të jetë vit i lëvizjes së lirë për qytetarët tanë”, ka thënë Hoxha.
Ajo ka thënë se të gjitha vendet duhet të punojnë drejt fuqizimit të shtetit të tyre për ta reformuar vendin jo vetëm pse kërkon Evropa ose Brukseli./Arbresh.info
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër