Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se Shtetet e Bashkuara e dënojnë pa mëdyshje sulmet e tmerrshme terroriste të Hamasit kundër Izraelit.
Me anë të një postimi në platformën X, Hovenier ka shtuar se nuk ka asnjë justifikim për terrorizëm, shkruan Arbresh.info
Ambasadori po ashtu u ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura nga sulmet në Izrael.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë pa mëdyshje sulmet e tmerrshme të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit, duke përfshirë komunitetet civile. Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin. Ne qëndrojmë në solidaritet me Izraelin dhe shprehim ngushëllimet tona për jetët izraelite të humbura në këto sulme”, ka shkruar Hovenier./Arbresh.info
The United States unequivocally condemns the appalling attacks by Hamas terrorists against Israel, including civilian communities. There is never any justification for terrorism. We stand in solidarity with Israel and extend our condolences for the Israeli lives lost in these…
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 8, 2023
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media