Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, kryeministri Avdullah Hoti ka përmendur vullnetarët që po përballen me Covid-19.
Ai thotë se kjo ditë u dedikohet atyre që sakrifikojnë dhe punojnë në interes të shoqërisë, shkruan portali arbresh.info
“Vullnetarizmi, forma më e lartë e përkushtimit, angazhimit e sakrificës është vlera më e çmuar e rinisë sonë dhe jo vetëm”, thotë kryeministri Hoti.
Tutje ai ka falënderuar vullnetarët.
“Përballja me pandeminë COVID 19, na e bëri edhe më të qartë se vullnetarët nuk njohin sfidë dhe se kauza e tyre nuk ka çmim material.
“FALEMINDERIT dhe URIME DITËN NDËRKOMBËTARE TË VULLNETARIZMI!”, përfundon shkrimin ai./arbresh.info/
Rutte: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet
Albin Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, 17 pika në rend ...
Sot përurohet segmenti Vushtrri-Prishtinë, Kurti dhe Basha m...
Parashikimi i motit për sot
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë