Kryeministri Avdullah Hoti thotë se ka kërkuar nga partitë opozitare që t’ia propozojnë dikë, që ai ta marrë me vete në takimin me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.
Hoti akoma nuk e ka caktuar delegacionin me të cilin do të udhëtojë në Uashington për takimin e 4 shtatorit, por thotë se ai do të jetë gjithëpërfshirës.
“Jemi duke e finalizuar delegacionit, që kryesohet nga unë, në bazë të Kushtetutës. Do të përfshihen të gjithë, pa përjashtim”, ka thënë kryeministri në konferencë për media, transmeton Gazeta Express.
Ai ka treguar se ka dërguar letra te partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje e PDK’ja për t’i propozuar përfaqësues që do të përfshiheshin në delegacion.
“Unë sot për informimin tuaj kam dërguar letra te partitë opozitare që të propozojnë përfaqësuesit e tyre. Do të jem i hapur që të krijojmë një ekip gjithëpërfshirës të të gjitha forcat politike”.
Lladrovci uron Bajramin: Paqe, shëndet, harmoni dhe begati n...
Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Z...
Tri ekstradime dhe një transferim i të dënuarve drejt Kosovë...
Real Madridi ka tri opsione për ta përforcuar repartin e mbr...
Abdixhiku uron festën e Bajramit: Uroj që kjo ditë e bekuar ...
Paralajmëron ministri i Jashtëm i Iranit: Britania po merr p...