Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka folur rreth asaj se a duhet të shkojë vendi në zgjedhjeve pas zhvillimeve të fundit politike në vend.
Ai ka thënë se nuk e di se a do të shkojë në zgjedhje apo jo Kosova.
“Varet prej disponimit të forcave politike në Kuvend nëse mundet të gjendet një zgjidhje për të tejkaluar situatën me të cilën po përballemi”.
“Kushtetua është e qartë për hapat që duhet të ndiqen në situata të tilla. Ajo që unë kërkoj është që të kemi atë maturinë e nevojshme institucionale dhe politike për tu përballur me situata të tilla që janë me të vërtetë të vështira që është presidenti i vendit akuzuar dy ish kryetar të kuvendit një shef i grupit parlamentar të opozitës”.
“Unë besoj edhe tash si në të kaluarën është duke u treguar ajo maturi politike për tu përballur me akuza që vijnë nga sistemi i drejtësisë. Dhomat e Specializuara janë pjesë e drejtësisë Kosovë dhe duhet të jemi të përgjegjshëm nga kërkesat që vijnë nga këto dhoma”, ka thënë Hoti në RTV21.
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: ...
Barcelona shkatërron Newcastlen, dhe kalon në çerekfinale të...
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i mad...