Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka pyetur se çka po ndodh me prokurorimin publik në Kosovë në vitet e fundit.
Sipas tij, tenderët njëburimor janë rritur si kurrë më parë, shkruan Arbresh.info.
Hoti me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se raporti i BE-së thekson se 21% e prokurimeve janë kryer përmes negocimit pa procedurë të hapur tenderuese.
“Vlera e kontratave të nënshkruara me negocim është 78 milionë euro, apo 14% e gjithë vlerës së kontratave të nënshkruara. Me siguri shumë të madhe, shteti po paguan më shtrenjtë krahasuar me tenderimin e hapur me shumë oferta.”, ka shkuar Hoti.
Ndër të tjera ai ka theksuar se numri i ankesave që ofertuesit dorëzojnë në Organin Shqyrtues të Prokurimit është shumë i lartë, rreth 1,200 ankesa brenda vitit.
“Shumë prej ankesave miratohen, duke i detyruar institucionet publike të rivlerësojnë ofertat, apo të anulojnë aktivitetin e prokurimit. Pasojat e kësaj janë investimet kapitale më të ulëta historikisht në Kosovë. Është e pakuptueshme që nuk aktivizohet plotësisht prokurimi elektronik i instaluar që nga Qeveria Mustafa, i cili duhet të lidhet me të gjitha sistemet në institucione të ndryshme për të siguruar transparencën e plotë.”, u shpreh ai.
Deputeti opozitar përmedni dy gjëra që është tepër e nevojshme.
“Prandaj, është tepër e nevojshme që: (i) fillimisht të ndërmerret një auditim gjithëpërfshirës për këtë problematikë, si dhe (ii) të aktivizohen mekanizmat e hetimit parlamentar për të ekzaminuar këtë problem, i cili potencialisht po i kushton buxhetit miliona euro humbje.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...