Hoti takon shefin e Zyrës diplomatike të Belgjikës, Servais

13:41 | 4 Mars 2020
M. A.

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në një takim njohës shefin e zyrës belge në Kosovë, Jean Louis Servais.

Gjatë këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit u angazhuan për bashkëpunim të mëtejmë dhe thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministri e njoftoi shefin e zyrës belge për prioritetet e qeverisë si: zhvillimi ekonomik, fuqizimi i rendit dhe ligjit si dhe luftimi i korrupsionit. Ndër të tjera, Hoti përmendi procesin e vetingut si një nga format e vetme që do të kthente besimin në sistemin e drejtësisë në vend.

Ndërsa, Jean-Luis Servais u zotua se Republika e Kosovës do të ketë përkrahjen e Mbretërisë së Belgjikës, sidomos në fuqizimin e ligjit në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale