Ish-kryeministri i Kosovës, njëherish edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti është takuar me autorin gjerman, Dr, Wilhelm Holfmeister.
“Gjatë këtyre ditëve në Kosovë ka qëndruar autori gjerman Dr. Wilhelm Hofmeister, dhe pata kënaqësinë të takohem dhe të diskutoj tema të rëndësishme me të”, ka shkruar Hoti.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka treguar se Dr. Wilhelm Hofmeister mban titullin “Doktor në Filozofi” (PhD) në shkencat politike, ka botuar shumë vepra mbi temën e partive politike e demokracinë dhe është një këshilltar i lartë politik në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar në Fondacionin Konrad Adenauer nga Gjermania.
“Dr. Hofmeister dje ka bërë promovimin e librit ‘Partitë politike formësojnë demokracinë’”, ka shtuar ish-kryeministri i vendit.
Tutje, ai ka theksuar se prezantimi i librit është shoqëruar me një diskutim në lidhje me rëndësinë e librit dhe partive politike në përgjithësi./arbresh.info/
Qeveria në detyrë voton pro zbatimit të vendimeve të CEFTA-s
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e ...
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in