Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, përmes një njoftimi në rrjete sociale, tha se po fliten disa të pavërteta rreth procesit të dialogut me Serbinë.
Ai ka berë një sqarim ku ka treguar parimet e tij rreth kësaj teme, raporton arbresh.info.
Ky është postimi i plotë i tij:
“Lidhur me qasjen time dhe të Qeverisë e Republikës së Kosovës në raport me procesin e dialogut po thuhen gjëra të pavërteta, prandaj dua të sqaroj:
Ne kemi hyrë në dialog me Serbinë mbi parime të qarta:
– Udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës.
– Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.
– Organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket.
– Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive.
– Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.
Këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët tanë. Nuk do të ketë lëvizje nga këto parime”.
Hygerta vlerëson Elijonën, ia ke dalë
Muçi asiston në fitoren e Trabznosporit
Tottenham – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare
Mediat ndërkombëtare që shkruan për fjalën përmbyllëse të H...
Joan Laporta sulmon Real Madrid: Për një herë që nuk u dhuru...
“E përmbyllëm javën e Pavarësisë”, Haradinaj ngjitet në majë...