Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Andin Hoti, ka thënë se sot mbahet ceremonia rivarrimit të eshtrave të Xheladin Kabashit, të cilat u konfirmuan më 15 janar në Prekaz në bazë të hulumtimeve dhe raporteve analitike që janë bërë.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka theksuar se më 15 janar 2025, familja e Xheladin Kabashit është njoftuar për identifikimin e tij, i cili ishte në listën e personave të zhdukur që nga lufta në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“Në nëntor 2023, Komisioni bashkë me Policinë e Kosovës dhe IML, ka zhvilluar gërmimet në lokacionin Prekaz, duke u bazuar në hulumtimet dhe raportet analitike. Me ç’rast janë gjetur trupat e 6 individëve”, ka shkruar ai.
“Eshtrat e Xheladin Kabashit, të zhvarrosura nga lokacioni në Prekaz, u konfirmuan përmes procesit të identifikimit ADN. Ky është rasti i 5-të i identifikuar nga ky lokacion”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se varrimi do të mbahet tek varrezat e dëshmorëve në Polac./Arbresh.info/
‘Misioni i pamundur’ i Endrickut
Planifikonin sulme para festave të fundvitit, Turqia arresto...
Carragher e vendos Xhakën në formacionin më të mirë të gjysm...
Kurti në familjen e heroit Mujë Krasniqi:Obligim mos ta harr...
Van Basten për Yamal: Pa asnjë hije dyshimi ai është futboll...
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – f...