Buxheti i paraparë për vitin 2017 prej 2 miliardë eurosh, është proceduar në Kryesi të Kuvendit.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti është shprehur optimist për realizimin e këtij buxheti njëkohësisht rritjen ekonomike prej 4%.
“Besoj që të gjithë në parim e përkrahin këtë buxhet, edhe opozita, kemi bërë një ngritje dhe kemi paraparë një buxhet bukur të madh. Veçanërisht janë ngritur investimet kapitale, kjo sipas klauzolës për investime kapitale” ka thënë Ministri Hoti, në një intervistë ne Info Magazine, Klan Kosova.
Në lidhje me rritjen ekonomike prej 4%, Hoti ka deklaruar që ky vlerësim është konservator. Sipas tij kjo rritje është minimale dhe do te arrihet pa vështirësi ndërkohë që pret që kjo rritje edhe të tejkalohet.
“Korniza e përgjithshme rregullative ka mundësuar që ky buxhet të jetë i realizueshëm. A është e kënaqshme? Normalisht që jo , mirëpo nga rritja ekonomike 1.2% do të kalojnë në rreth 4% për këtë vit, dhe rritje mesatarisht e njëjtë pritet edhe për tre vitet e ardhshme” deklaroi Avdullah Hoti.
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu