Kryeministri Avdullah Hoti nuk preferon riformatimin e koalicionit aktual qeverisës.
Hoti ka thënë se koalicioni është stabil dhe nuk ka nevojë për zgjerim të koalicionit me PDK-në.
“Qeveria dhe institucionet janë stabile. Nuk ka arsye për një rikompozicion të qeverisë. Kemi një shumicë parlamentare, ajo që është, pavarësisht vështirësive”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kryeministri thotë se sfidë mbetet aktakuza nga Gjykata Speciale por thotë se shpreson që ajo të hidhet poshtë.
“Derisa nuk konfirmohen aktakuzat Presidenti ka kompetenca të plota, po ashtu edhe qeveria e Kuvendi”, tha ai në “Debat Plus” .
Hoti thotë se është e pamoralshme politikisht të diskutohet çështja e zgjedhjes së presidentit derisa Thaçi është në detyrë të plotë.
Ai thotë se janë të vetëdijshëm që kur të skadojë mandati i presidentit duhet të ulen dhe të flasin edhe me partitë opozitare pasi koalicioni nuk i ka numrat për të bërë kuorumin për zgjedhjen e presidentit.
Adri dhe Iliriana urojnë Bajramin me një video simpatike
U arrestua dy ditë më parë, vdes në burg 41-vjeçari
Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Trumpit për Fitër Ba...
Lladrovci uron Bajramin: Paqe, shëndet, harmoni dhe begati n...
Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Z...
Tri ekstradime dhe një transferim i të dënuarve drejt Kosovë...