Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar sot se dialogu me Serbinë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian përbën mënyrën e vetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Ai gjatë forumit online mbi sigurinë ka folur për marrëveshjen e Uashingtonit për normalizimin ekonomik, duke thënë se është fillim i një procesi historik të arritjes së marrëveshjes finale për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që nënkupton edhe njohjen reciproke.
“Kosova është e gatshme për këtë marrëveshje. Kosova gjithmonë ka zgjedhur dialogun për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Serbinë. Ne besojmë se dialogu është një vlerë evropiane”, tha Hoti.
Duke folur për çështjen e bashkëpunimit rajonal të sigurisë, kryeministri Hoti tha se prania ushtarake e NATO-s në Kosovë, mbetet thelbësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
“Kosova ka qenë e angazhuar në mënyrë aktive në të gjithë mekanizmat rajonalë të sigurisë. Kjo bazohet në vizionin tonë afatgjatë të integrimit euro-atlantik. Kosova aspiron për anëtarësim në NATO dhe duam të bëhemi eksportues i sigurisë. Në ndërkohë, prania ushtarake e NATO-s në Kosovë mbetet thelbësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Hoti.
Ngjarje e rëndë në Itali – vdes shqiptari pasi u godit nga t...
Rasti i 5 vjeçarit, Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e QP...
Dënohen me 75 vjet burg pesë të akuzuarit për 400 kilogramë ...
Qeveria e Kosovës miraton një sërë vendimesh
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...