Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se sot bëhen 23 vite nga protestat e studentëve në Prishtinë.
“Në këtë përvjetor, dua t’i uroj studentët për fillimin e vitit në të gjitha Universitetet Publike dhe Private”.
“Më 1 tetor 1997, ne dolëm në rrugë për të kërkuar kthimin e studentëve shqiptarë në objektet e Universitetit të Prishtinës, protesta këto që shënuan kthesë në proceset politike në vend dhe ishin frymëzim për mobilizim gjithëpopullor në luftën tonë të drejt për liri, pavarësi dhe demokraci”.
“Kjo lëvizje studentore, është një inspirim i pashtershëm për gjeneratat e reja, për një Kosovë demokratike, të zhvilluar ekonomikisht dhe me prosperitet”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...